Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Separatistit katalonas Artur Mas i ndalohet për dy vjet ushtrimi i funksioneve publike

Ish-lideri i rajonit spanjoll të Katalonjës, separatisti Artur Mas u dënua dje me dy vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike me akuzën për organizim, në nëntorin e 2014-ës, të një konsultimi për pavarësi, një akt i ndaluar nga gjykata.

Gjykata e Apelit të Katalonjës e shpalli Artur Mas, 61 vjeç, fajtor për mosbindje për organizimin e një konsultimi të katalanasve në lidhje me të ardhmen politike të këtij rajoni të pasur me rreth 7,5 milionë banorë, ku një pjesë e tyre aspiron vetëqeverisje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo