Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi sot se asnjë diktator nuk duhet të nënvlerësojë Shtetet e Bashkuara. Ai foli nga baza ajrore amerikane në Japoni, në ndalesën e parë të udhëtimit të tij në Azi që pritet të dominohet nga kriza bërthamore e Koresë së Veriut.
Trump u prit me brohoritje nga personeli ushtarak i bazës ajrore Yokota, në perëndim të Tokios, ndërsa ai u shfaq me një xhaketë të pilotëve të aeroplanëve bombardues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Askush, asnjë diktator, asnjë regjim apo vend, nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë amerikane. Na kanë nënvlerësuar herë pas here në të kaluarën. Nuk u doli mirë apo jo? Nuk ishte e këndshme për ta”, tha Presidenti amerikan, raporton VOA.
Ai shtoi se SHBA-ja “nuk do të dorëzohet kurrë, nuk do të lëkundet dhe nuk do të reshtë” së mbrojturi “popullin tonë, lirinë tonë dhe flamurin tonë të mrekullueshëm amerikan”.
“Historia ka provuar në mënyrë të përsëritur se udha e tiranëve është një marshim i vazhdueshëm drejt varfërisë, vuajtjeve dhe nënshtrimit. Por, shtegtimi i kombeve të forta dhe i popujve të lirë, të bindur për vlerat e tyre dhe me besim tek e ardhmja e tyre, është një rrugëtim i sprovuar drejt prosperitetit dhe paqes”, tha Trump.
Pas fjalimit në bazën Yokota, Presidenti udhëtoi me helikopter drejt klubit Kasumigaseki.
Ndërsa anëtarët e klubit drekonin, Presidentët Trump dhe Abe, firmosën kapele të bardha me mbishkrimin “Donald dhe Shinzo e bëjnë aleancën sërish madhështore”.
Presidenti Trump mbërriti në Japoni pas një ndalese në Hawaii ku ai vizitoi memorialin në Pearl Harbor, vendi ku sulmi befasues i marinës japoneze në vitin 1941 tërhoqi SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore. Për Presidentin Trump u organizua atje edhe një seancë informimi me të dhëna sekrete nga Komanda Ushtarake amerikane për Paqësorin.