Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Japoni, pasi u kishte thënë gazetarëve në “Air Force One”, se ai pret që të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Trump ka thënë se ai pret që të takohet me Putinin gjatë turneut të tij 12 ditorë në Azi, që do të përfshijë vizitat në Kore të Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine, shkruan rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pritet që të takohem me Putin”, ka thënë Trump për gazetarët.
“Duam ndihmën e Putinit në Kore të Veriut dhe do të takohemi me shumë liderë të tjerë”, ka shtuar Trump.
Kriza bërthamore e Koresë së Veriut pritet të jetë tema kryesore në bisedimet e liderëve, gjatë vizitës së Trumpit në Azi, që do të fillojë me vizitën në Japoni, me kryeministrin Shinzo Abe.