Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka thënë gazetarëve të hënë se udhëtimi i saj për në Washington për ta takuar presidentin amerikan, Donald Trump, është shtyrë për shkak të përkeqësimit të papritur të motit në verilindje të SHBA-së.
Merkel tha se Trump i kishte telefonuar asaj që të sqarojë ashpërsinë e stuhisë që pritet të godas verilindjen e SHBA-së. Ajo tha se udhëtimi do të ricaktohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Udhëtimi është anuluar”, u ka thënë ajo gazetarëve të cilët do ta shoqëronin atë në Washington. Merkel pritej të takohej me Trumpin të martën, transmeton Koha.net.
Edhe Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për ndryshimet. Në njoftim është thënë se takimi është shtyrë deri më 17 mars.