Agjencia ruse hapësinore, “Roscosmos” njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me palën kineze për të përforcuar bashkëpunimin, veçanërisht në studimin e hapësirës së thellë dhe Hënës.
“Roscosmos është kthyer nga Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës (CNSA) për më shumë ndihmë në zhvillimin e teknologjive të lidhura me hapësirën”, theksoi sot agjencia ruse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë javët e fundit, Roscosmos deklaroi se “ka marrë mbështetjen e palës amerikane, NASA, për të krijuar një stacion hapësinor në orbitën e Hënës”.
“Ky stacion, i quajtur ‘Deep Space Gateway’ (Dera për në Hapësirën e Thellë), do të modelohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), që vjen rreth orbitës së Tokës”, kishte njoftuar Roscosmos në fund të shtatorit.