Rreth 300 000 persona manifestuan sot në Barcelonë për bashkimin e Spanjës, dy ditë pas deklaratës së pavarësisë shpallur në Parlamentin katalanas, sipas policisë bashkiake.
Shoqëria civile katalanase, që organizon këtë manifestim, nën sloganin ”Katalonja është e ne të gjithëve”, e vlerëson pjesëmarrjen me 1.1 milionë persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMijëra persona u nisën sot drejt qendrës së Barcelonës për të mbrojtur unitetin e Spanjës, të paktën 48 orë pas shpalljes së Republikës Katalanase, nga parlamenti rajonal.
Qeveria spanjolle kërkon të marrë sa më shpejt të jetë e mundur kontrollin e Katalonjës, shpallja e pavarësisë e të cilës nuk mori asnjë njohje ndërkombëtare.
Madridi njoftoi gjithashtu zhvillimin e zgjedhjeve rajonale më 21 dhjetor.