Një nënë nga periferia e Detroitit në Shtetet e Bashkuara, e cila e ka vuajtur dënimin me burg për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës që djali i saj të vaksinohej, ka kërkuar nga një gjyqtar që ta parandaloj vaksiminim e ardhshëm të djalit të saj.
The Detroit Free Pres ka raportuar se një avokat i nënës 40 vjeçare, Rebecca Bredow, ka thënë se ajo dëshiron ta bind gjyqtarin se mosvaksionimi është “në interesin më të mirë të fëmijës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZonja Bredow e kundërshton vaksinimin, por ish-bashkëshorti i saj dhe babai i djalit, dëshiron që fëmija të vaksinohet.
Më herët këtë muaj, një gjyqtar i Qarkut Okland e ka dënuar këtë nënë me pesë ditë burg për shkak se nuk e ka respektuar urdhrin e datës 27 shtator për vaksinimin e djalit.
Avokati i saj ka thënë se Bredow “beson se rreziqet e vaksinimit i tejkalojnë përfitimet”.
Agjencia AP raporton se gjykata ende nuk ka caktuar datë për kërkesën e fundit të zonjës Bredow për parandalimin e vaksinimeve të ardhshme të djalit të saj.