I papunë dhe xheloz për gruan e tij të punësuar, temperamenti i Brimah Kanusë vinte në shprehje sa herë që ajo i paguante faturat, apo blinte ushqim për ta vënë në tavolinë, për pesë fëmijët e tyre në veri të Sierra Leones.
Rrahjet që ia bënte gruas së tij e shndërruan këtë afrikan në një fytyrë të njohur për policinë, në vendlindjen e tij në Bombali, rajonin rural të Sierra Leones, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë sulm tejet i rëndë – me grushte dhe rrip – e kishte lënë bashkëshorten e Kanusë me sy të përgjakur.
“Kisha dalë tërësisht jashtë kontrollit”, tregon Kanu (52), i ulur në një karrige në një dhomë të vogël, pranë bashkëshortes së tij, Aminatas.
“Po qe se ndonjëri prej pesë fëmijëve bënte ndonjë telashe dhe unë e rrihja, ajo vinte të konfrontohej rreth kësaj dhe unë e rrihja edhe atë”, thotë Kanu.
“Ajo më provokonte, shkaku se i paguan faturat, duke i shitur patatet që i kultivon. Unë isha i papunë”. I bindur prej një punonjësi social që të mos e rrihte më gruan dhe i vendosur të bëhet bashkëshort më i mirë, Kanu bëri një hap të pazakontë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.