Lideri i shfuqizuar katalanas, Carles Puigdemont ka bërë thirrje për “rezistencë demokratike” ndaj vendimit të Madridit zyrtar.
Ai dënoi pezullimin e autonomisë së Katalonjës dhe premtoi se do të vazhdojë të punojë “për të ndërtuar një vend të lirë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPuigdemont e bëri apelin e tij në një fjalim televiziv të regjistruar, ku e cilësoi shpalljen e pavarësisë, të premten, si “një ditë demokratike dhe ndjeshmëri civile”, transmeton tch.
Ai tha se, veprimet e qeverisë qenrore bien ndesh me vullnetin e shprehur nga qytetarët e “vendit të tij”, që e dinë shumë mirë se në një demokraci është parlamenti institucioni që zgjedh apo shkarkon presidentët.
Qeveria spanjolle i ka hequr Katalonjës autonominë dhe ka marrë kryesimin e qeverisë së saj. Më herët Ministria e Brendshmë në Madrid mori nën kontroll forcat katalanase të policisë, pasi shkarkoi nga detyra drejtuesit e saj.
Të premten, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy njoftoi shkrirjen e parlamentit rajonal dhe shkarkimin e Puigdemont si lider të tij, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme rajonale.
Në një buletin shtetëror, kontrolli i Katalonjës i është dorëzuar zëvendës kryeministres Soraya Saenz de Santamaria. Ndërkohë, këtë të shtunë në Madrid është mbajtur një manifestim i gjerë për “Unitetin dhe Kushtetutën e Spanjës”.