Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ka filluar procesi i shpërndarjes së Parlamentit të Katalonjës

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se qeveria e tij e ka filluar procesin e marrjes së kontrollit direkt në rajonin e Katalonjës, pastaj e ka shpallur të “pavlefshëm” votimin për pavarësi, i ka shkarkuar liderët e saj dhe formalisht e ka shpërndarë parlamentin rajonal.

Shpallja e zotit Rajoy u bë disa orë pasi Parlamenti i Katalonjës e ka shpallur pavarësinë, ndërsa qeveria qendrore në Madrid, menjëherë i ka filluar hapat për imponim të sundimit direkt ndaj këtij rajoni autonom, transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Rajoy në fjalimin e transmetuar direkt në televizion, pas një seance të jashtëzakonshme të mbrëmshme të Këshillit të ministrave, tha se zgjedhjet e reja në Katalonjë do të mbahen më 21 dhjetor, me qëllim që të “kthehet legjitimiteti” i qeverisë rajonale atje.

Ai theksoi se deklarata e pavarësisë e Katalonjës paraqet “rrëmbim” dhe është përpjekje për “vjedhje” të një pjese të territorit që i takon “ mbetjes të Spanjës”.

Zoti Rajoy ka vlerësuar, po ashtu, se dita e djeshme ishte “ditë pikëllimi” e shkaktuar nga “mungesa e arsyes”.