Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE i kërkon Katalonjës të respektojë Kushtetutën spanjolle

Bruksel, 27 tetor – Komisioneri evropian i ngarkuar me Kërkimin dhe Shkencat, Carlos Moedas kërkoi sot në emër të Evropës respektim të Kushtetutës spanjolle, pas paraqitjes nga separatistët katalanas të një rezolute për shpalljen e pavarësisë.

“Mendoj se ne të gjithë duhet të respektojmë vendet kushdo qofshin, ne duhet të respektojmë Kushtetutën dhe kjo është shumë e rëndësishme për Evropën. Kjo nuk është një çështje për Spanjën, është një çështje për Evropën”, deklaroi komisioneri portugez, i pyetur për zhvillimet e fundit në Katalonjë në një konferencë shtypi në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se kjo që po ndodh aktualisht është shumë e vështirë për të gjitha palët, por ne si Bashkim Evropian duhet të mbrojmë urdhërin kushtetues në Spanjë”, shtoi ai.

Senati spanjoll po bëhet gati të autorizojë sot vënien nën tutelë të Katalonjës, një masë e pazakontë në 40 vjet të demokracisë, të cilës separatistët do t’i kundërpërgjigjen me një shpallje të pavarësisë