Zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria kërkoi sot marrjen nën kontroll të Katalonjës për të hapur një etapë të re ku ligji respektohet, vetëm pak minuta pas shpalljes nga presidenti katalonas se nuk do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme rajonale.
Zëvendëskryeministrja u shpreh para një komisioni të Senatit të ngarkuar me shqyrtimin e kërkesës së Madridit, që shpreson të fillojë aplikimin e nenit 155 të Kushtetutës për të bllokuar kërcënimet për shpallje të njëanshme të pavarësisë së Katalonjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSenati pritet të japë vendimin e tij në një seancë plenare të premten.
Presidenti katalonas, Carles Puigdemont deklaroi sot se nuk do të organizojë zgjedhje rajonale të parakohshme në Katalonjë për të tejkaluar konfliktin e tij me Madridin, për shkak të mungesës së garancive të nevojshme nga qeveria, që ka kërkuar të marrë nën kontroll këtë rajon.
“Tani, i takon Parlamentit katalonas të vendosë për pasojat e aplikimit kundër Katalonjës të nenit 155 të Kushtetutës, që mundëson pezullimin e autonomisë së rajonit”, theksoi Puigdemont.