Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të zbatohet në 1.517 vendvotime në 35 komuna, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.
Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 29 komunat e tjera në Maqedoni në rrethin e dytë do të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.
Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24, pas çka vijon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në përfundimin e zgjedhjeve në orë 19 më 29 tetor.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale është zgjedhur kryetari i Qytetit të Shkupit dhe të 45 komunave.