Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nis ofensiva për marrjen e bastionit të fundit të ISIS-it në Irak

Kajro , 26 tetor - Forcat irakiane kanë nisur sot një ofensivë për çlirimin e qyteteve perëndimore të al-Qaimit dhe Rawas, bastioni i fundit i shtetit islamik në vend, pranë kufirit me Sirinë, deklaroi kryeministri i vendit, Haider al-Abadi.

“Pjesëtarët e ISIS-it nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vdesin ose të dorëzohen”, tha al-Abadi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Legjionet e heroizmit dhe sakrificës po bëjnë përpjekje për të eleminuar bastionin e fundit të terrorizmit në Irak”, theksoi ai.

Al-Abad nuk ka bërë ende të ditur detaje të mëtejshme.

Ofensiva filloi disa javë pasi el-Abadi njoftoi se Bagdadi kishte dëbuar Shtetin Islamik nga qyteti i Hawija, territori i fundit i grupit radikal në veri të vendit.