Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kompanitë katalanase nën kërcënimin e një bojkoti total nga Madridi

Madrid, 26 tetor – Thirrjet për të ndërprerë blerjen e prodhimeve ushqimore, medikamenteve apo automjeteve të prodhuara në Katalonjë, rajon spanjoll që kërcënon me pavarësi, kanë shqetësuar kompanitë në vend dhe në pjesën tjetër të Spanjës, që i tremben përballjes me përkeqësimin e ekonomisë.

“Duhet t’i godasim atje ku lëndohen më shumë, në portofolin e tyre”, bën thirrje një përdorues i Twitter-it me fjalët kyçe “#bojkotprodhimevekatalanase”, transmeton AFP-në ATSH-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne spanjollët që nuk duam që Spanja të ndahet (…) dhe mund të kalojmë në veprim duke miratuar një masë kërcënuese me karakter ekonomik”, thuhet në një faqe në Facebook për të njëjtën temë.

Disa faqe ekzistojnë tashmë që prej shumë kohësh, por thirrjet e tyre janë bërë më të forta që prej ashpërsimit të krizës politike mes qeverisë qendrore dhe Katalonjës pas referendumit për vetëvendosje më 1 tetor.

Thirrja për bojkot përfshin para së gjithash industrinë agroushqimore, themeli i ekonomisë katalanase.

Katalonja dallohet për ”Cava” (verë e gazuar), birra “Estrella Damm”, çokokremi “Nocilla”, kakaoja pluhur “Cola Cao”, ujërat minerale “Vichy Catalan” dhe “Font Vella”.

Edhe industria farmaceutike është shumë e përhapur në Katalonjë, ashtu si automjetet e uzinës katalanase të ”Seat” (Volkswagen) dhe grupet e huaja të pranishme në rajon Nestle, Danone, Unilever.

Ndikimi real mbetet ende i vështirë për t’u vlerësuar.

“Për verën e gazuar për shembull, ne kemi pasur disa klientë që kanë blerë më pak, veçanërisht në Madrid, por kjo mbetet për t’u konfirmuar sepse e rëndësishmja fillon në nëntor, në pritje të Krishtlindjeve”, theksoi Rosa Rebula, menaxhere e prodhuesit ”Rosell i Formosa”.

disa klientë kanë shpjeguar shumë qartë se i kishin ndërprerë blerjet e tyre për shkaqe politike.