Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hungaria arreston pakistanezin e dyshimtë për vrasjen e 70 personave

Policia hungareze ka arrestuar migrantin pakistanez i cili në vendin e vet kërkohet me dyshim të ketë vrarë 70 persona, ka kumtuar policia hungareze deh ajo austriake.

Në kumtesën e policisë së qarkut hungarez Bacs-Kiskun theksohet se të martën është ndaluar grupi i migrantëve ilegalë afër kufirit me Serbinë dhe në mesin e tyre e ka identifikuar 35 vjeçarin e dyshimtë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia, siç përcjell al jazeera, e ka identifikuar vetëm me inicialet A. Z. dhe ka theksuar se ai gjendet në fletë arrestin ndërkombëtar që e ka lëshuar Pakistani.

Në kumtesën e policisë theksohet se i ndaluari është në paraburgim në Hungari e detaje të tjera nuk janë saktësuar.

Policia austriake ka kumtuar se pakistanezi është arrestuar pas njoftimeve që autoritetet austriake kanë bërë për zyrtarët hungarezë.

I dyshimi kishte planifikuar të kalonte në Austri me ndihmën e trafikantëve.

Sipas hetuesve austriakë, i dyshimi me pseudonimin "kasapi pakistanez", është akuzuar për vrasjen e rreth 70 personave.