Kryetari i ri i Bundestagut gjerman, në vend të Norbert Lammert, i cili ka udhëhequr legjislativin gjerman për 12 vjet me radhë, do të jetë Wolfgang Schäuble. Nga 709 vota, sa ka Bundestagu i ri, Schäuble fitoi 501 vota, shumë prej tyre deputetë të opozitës, njofton dw.
Schäuble mbajti një fjalim të gjatë ku bëri të ditur se në Bundestag duhet të respektohen rregullat demokratike, pa përjashtime. Ndonëse, theksoi ai, ka ndryshuar struktura politike në Bundestag, ku grindjet janë jo vetëm të dëshiruara por edhe të domosdoshme, rregullat duhet të respektohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo