Tetë shtete evropiane i kanë drejtuar një letër përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilën kërkojnë të ndërpritet propaganda ruse, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Letra, e cila është dërguar para dhjetë ditëve, është nënshkruar nga ministritë e jashtme të Kroacisë, Republikës së Çekisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë, Suedisë dhe Britanisë së Madhe, shkruan gazeta "Jutarnji list" duke u mbështetur në portalin e Brukselit "BEobserver ", transmeton rtk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto vende kërkojnë që Shërbimi evropian për veprim të jashtëm (EEAS) t'i zgjerojë aktivitetet sa më shumë për ndërprerjen e propagandës nga Rusia, veçanërisht në rajonin e Evropës Jugore dhe Ballkanit Perëndimor.
Theksohet se në letër theksohet se "janë të përballur me fushatë intensive e dezinformime, të cilën e zbaton një vend i tretë (Rusia), dhe për këtë kanë nevojë urgjente për përforcim e mëtejshëm të kapaciteteve të StratKom BE-së".
Gazeta kroate përkujton se Zyra e StratKom është themeluar pranë BE-së me vendim të mbështetur nga të gjithë anëtarët, me qëllim që të zbulohen dhe përgënjeshtrohen të pavërtetat, të cilat për BE-në i përhap Rusia. Në letër kërkohet të fillojnë të punojnë me kapacitet të plotë edhe dy filiale të BE-së StratCom-it - për Jugun dhe për Ballkanin Perëndimor.
StratCom është formuar para dy vjetëve me një vendim të Këshillit Evropian dhe vepron në kuadër të EEAS-së. Disa diplomatë besojnë se kjo u themelua kryesisht në saje të rolit të kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, derisa Mogerini as atëherë kurrë nuk ka treguar ndonjë interes të madh për këtë.
BE kërkon financim më të madh dhe mjete të mjaftueshme, që të mund të investohet në teknologji inovative.
Sipas pohimeve të portalit të Brukselit, StratKom përmes Tuitter dhe rrjeteve të tjera sociale po përpiqet t'i përgënjeshtrojë dezinformatat ruse dhe të promovojë ndjekje pozitive përmes veprimit të BE-së në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik. StratCom ka rreth 30.000 ndjekës në Tuiter.
Për StratKom punojnë vetëm 14 persona, prej të cilëve 10 janë diplomatë nga shtetet anëtare të BE-së. Në departamentin për Ballkanin Perëndimor punojnë edhe dy diplomatë, ndërsa gjashtë në Departamentin jugor, i cili kryesisht merret me fushata kundër islamizimit radikal.