Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kurz fton ekstremin e djathtë për krijimin e qeverisë austriake

Kryetari konservator austriak, Sebastian Kurz fitues i legjislativeve të zhvilluara më 15 tetor, njoftoi sot se ka ftuar partinë e ekstremit të djathtë FPO në negociata ekskluzive për krijimin e një koalicioni qeveritar.

Kjo lëvizje, që i hap rrugën një rikthimi të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) 17 vite pasi ishte thërritur në koalicion në vitin 2000 nga një tjetër konservator, Wolfgang Schüssel, pritej gjerësisht nga ana e Sebastian Kurz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që të shtunën, Kurz kishte njoftuar se kishte zhvilluar bisedime paraprake, shumë pozitive, me liderin e FPO-së, Heinz Christian Strache.

Konservatorët e Sebastian Kurz fituan më 15 tetor zgjedhjet legjislative në Austri duke u vendosur në pozitën që të bëhet në moshën 31 vjeçare drejtuesi më i ri në Evropë.