Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po merr pjesë në samitin ekonomik serb në Beograd, i tha gazetës serbe “Blic” se “Nuk e kuptoj pse Qendra Humanitare Ruse në Nish kërkon imunitet humanitar, pse i duhet kjo”, transmeton Koha.net.
Ai deklaroi se “SHBA dëshirojnë një serbi prosperuese, stabile, të sigurt dhe të integruar në Europë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kuptoj pse Qendra Humanitare Ruse në Nish kërkon imunitet humanitar, pse i duhet kjo. Prandaj i propozojmë partnerëve tanë, pushtetit këtu në Serbi, që të pyesin pse i duhet kjo dhe pse i bëhet presion Serbisë që t’ia mundësojë një gjë që nuk është normale”, tha Hoyt Brian Yee, transmeton Koha.net.
“Nuk e shohim se imuniteti diplomatik për Qendrën Humanitare Ruse do t’i ndihmojë Serbisë të arrijë qëllimet e veta, që t’i bashkohet Europës dhe t’i arrijë standardet europiane”, u shpreh ai.