Zyrtarët e SHBA-së thonë se ka gjasa që të votojnë në Kombet e Bashkuara, për një rezolutë, që do të shtynte afatin e hetimeve për të përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmet e armëve kimike në Siri.
Rezoluta mund të ballafaqohet me veto nga Rusia, e cila ka thënë se dëshiron të shohë një raport të planifikuar përpara se të marrë ndonjë vendim, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRusia, e cila është një aleate e Sirisë, ka shprehur shqetësime se JIM nuk bëri hetim përmbajtjesor të një sulmi të gazit Sarin, në prill në Khan Sheikhun.
Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar një projekt-rezolutë për zgjatjen e mandatit të Mekanizmit të Përbashkët Hetimor (JIM), një projekt i përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).
Mandati i hulumtimeve do të përfundojë në mes të nëntorit nëse nuk zgjatet me rezolutën e Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në Këshillin e Sigurimit kanë pohuar se sulmi është kryer nga avioni i qeverisë siriane që u ngrit nga aeroporti, Shayrat në Siri.
Rusia dhe Siria fajësojnë grupet rebele siriane për sulmin.