Anketat menjëherë pas votimit tregojnë se koalicioni qeverisës i kryeministrit japonez, Shinzo Abe do të sigurojë lehtësisht fitoren në zgjedhjet e sotme të përgjithshme.
Sipas një sondazhi televiziv, koalicioni i udhëhequr nga Partia Liberal-Demokrate e zotit Abe, duket se do ta ruajë “shumicën dërrmuese” me dy të tretat, që kishte në Dhomën e Ulët të Parlamentit para se kryeministri ta shpërndante atë në shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë fitore në zgjedhjet e parakohëshme ka gjasa t’i sigurojë zotit Abe edhe një mandat tjetër trevjeçar, si kreu i koalicionit, duke e bërë atë udhëheqësin japonez që ka shërbyer më gjatë në këtë post.
Anketat tregojnë se votuesit e konsideruan qeverinë e zotit Abe si zgjedhjen më të sigurt ndërsa vendi përballet me shqetësimin bërthamor të Koresë së Veriut.