Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qindra mijë katalanas në rrugët e Barcelonës për pavarësi

Mijëra katalanas, me në krye presidentin e Katalonjës, Carles Puidgemont, pushtuan të shtunën qendrën e Barcelonës për të kërkuar pavarësinë pasi qeveria qendrore kërkoi shkarkimin e ekzekutivit katalanas.

Sipas forcave të rendit në qendër të Barcelonës janë mbledhur rreth 450 000 manifestues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manifestimi i parashikuar fillimisht për të kërkuar lirimin e dy liderëve katalanas, Jordi Cuixart, të shoqatës “Omnium Cultural” dhe Jordi Sanchez, të Asamblesë Kombëtare Katalanase (ANC), të burgosur për kryengritje, ndryshoi krejtësisht pas deklaratave të fundit të Madridit.

Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy i kërkoi Senatit shkarkimin e qeverisë indipendentiste për të organizuar zgjedhje rajonale brenda gjashtë muajve.

Shoqëria katalanase është thellësisht e përçarë mbi këtë çështje të pavarësisë por ndërhyrja e qeverisë spanjolle në administratën katalanase mund të kthehet kundër saj.