Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Niveli i papunësisë në Kinë bie në afro 4 për qind

Pekin, 22 tetor – Ministri i Burimeve Njerëzore dhe të Sigurisë Sociale të Kinës, Yin Veimin tha se papunësia në vend ka rënë në shkallën prej 3.95 për qind.

Ministri Yin gjatë fjalimit të tij në konferencën për media të organizuar në Qendrën Mediale në Pekin, në kuadër të Kongresit Kombëtar të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës, tha se gjatë viteve 2012-2017 janë punësuar 63 milionë e 240 persona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, në periudhën janar-shtator të këtij viti janë punësuar 10 milionë e 970 mijë persona. Ministri Yin theksoi se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje prej 300 mijë personave të punësuar.

Yin po ashtu u shpreh se shkalla e papunësisë duke filluar nga fundi i muajit shtator ka rënë në 3.95 për qind.