NATO-ja nuk do të jetë e aftë për t’i rezistuar sulmit potencial të Rusisë në krahun e tij lindor, thuhet në një raport të brendshëm të cituar dje nga javorja gjermane, Der Spiegel.
Në këtë dokument, me titullin “Raporti i progresit në forcimin e zmbrapsjes dhe aftësinë mbrojtëse të Aleancës”, janë theksuar disa mangësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë kuadër, pos tjerash, theksohet se bile edhe forcimi i Forcës Përgjegjëse të NATO-s ka dështuar të sigurojë se mund të “reagojë shpejtë dhe - nëse është e domosdoshme – në mënyrë të qëndrueshme”, transmeton rel.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka refuzuar ta komentoj raportin e publikuar në javoren gjermane, por tha se “forcat e aleancës janë më tepër të gatshme dhe të afta të vendosen se sa në çfarëdo kohe në disa dekada” të fundit.
Raportet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë dhe konfliktit në Ukrainë.
Pasi Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014, NATO-ja e ka suspenduar bashkëpunimin e saj civil dhe ushtarak me Moskën, ndërsa Ukraina ka shpallur interesim për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.