Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Cardin: SHBA-ja shumë e interesuar për Ballkanin

SHBA –ja është shumë e interesuar për rajonin e Ballkanit në të cilin ekziston rruga e qartë drejt integrimit në Europë, ka deklaruar senatori amerikan Ben Cardin, transmeton Koha.net.

Në intervistën për voa, senatori me ndikim amerikan dhe udhëheqësi demokrat në Këshillin për Politikë të Jashtme në Senat ka thënë se SHBA-ja po e përcjell me vëmendje situatën në Ballkan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E dimë se Rusia është aktive në Ballkan dhe kemi njohur për këtë. Natyrisht tash kemi partnerë të NATO-s në rajon. Mendojmë se në Ballkan ekziston rruga e qartë drejt integrimit në Europë dhe drejt rrugë për anëtarësim në NATO”, ka thënë ai.

“Jemi goxha të bindur se rruga e Ballkanit do të jetë ajo e bashkëpunimit më të afërt me Perëndimin e jo me Rusinë, por gjithsesi përcjellim se çfarë po ndodh në të”, ka thënë Cardin.

Lidhur me përzierjet ruse në zgjedhjet amerikane, ai ka shtuar se “çdo ditë po ka informata më të shumta. Është e qartë se Rusia është përpjekur të përzihet në zgjedhjet tona dhe ka përkrahur Trumpin”, ka theksuar Cardin.