Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina ndëshkon mbi 1.5 milion zyrtarë për sjellje të pahijshme

Pekin, 19 tetor – Më shumë se 1.5 milionë anëtarë të Partisë Komuniste të Kinës janë dënuar për "sjellje të pahijshme" që nga viti 2012, tha të enjten një zyrtar nga agjencia kundër korrupsionit të partisë.

Yan Xiaodu, zëvendës sekretar i Komisionit Qendror të Inspektimit Disiplinor, tha se agjencia ka trajtuar 2.6 milionë raste të raportuara gjatë pesë viteve të fundit, transmeton AA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"1.537.000 anëtarë të partisë janë dënuar për sjellje të keqe dhe 58.000 janë transferuar në departamentin gjyqësor me dyshimin për shkelje të ligjeve ose kryerjen e krimeve", tha Xiaodu në një konferencë për mediat, si pjesë e Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste në kryeqytetin Pekin.