Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për shkak të zjarreve masive në Portugali, ministrja e Brendshme jep dorëheqjen

Ministrja e Brendshme në Portugali ka dhënë dorëheqjen pasi me dhjetëra persona humbën jetën brenda pak ditëve, si pasojë e zjarreve masive në vend.

Në letrën e saj të dorëheqjes, Constança Urbano de Sousa shpjegoi se ka vendosur të largohet për të ruajtur në këtë mënyrë “dinjitetin e saj personal”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave spanjolle, ministria e drejtuar prej saj është përgjegjëse për zjarrfikësit dhe Agjencinë vendase të Mbrojtjes Civile, që të dyja të kritikuara ashpër për mënyrën e menaxhimit të situatës.

Ndërkohë nga zjarret e fuqishme mbetën të vdekur 41 persona. Katër njerëz vdiqën në Spanjën fqinje nga flakët e ushqyera edhe prej erërave të forta të stuhisë “Ophelia”. Të plagosurit janë me qindra.

Pas dorëheqjes së saj, presidenti i vendit i bëri thirrje Parlamentit të shohë nëse e gjithë qeveria aktuale duhet të vazhdojë të mbajë pozicionin që ka. Sipas Marcelo Rebelo de Sousas, ekzekutivit i nevojitet një mandat i fortë për zbatimin e reformave, në raport me menaxhimin e zjarreve dhe pyjeve në përgjithësi, në mënyrë që të shmanget përsëritja e fatkeqësive të tilla në të ardhmen.

Për Portugalinë, kjo ishte tragjedia e dytë e këtij lloji brenda vitit, pas zjarreve të fuqishme të muajit qershor, që vranë më shumë se 60 vetë. De Sousa u përball edhe atëherë me thirrjet për largim nga posti.