Spanja do të pezulloj autonominë e Katalonjës nëse udhëheqësi i rajonit nuk heq dorë nga përpjekjet për pavarësi, tha të mërkurën zëvendëskryeministrja e vendit.
Nëse udhëheqësi separatist Carles Puigdemont, nuk siguron një përgjigje të kënaqshme deri në ora 08:00 të enjten, ai do të provokojë zbatimin e nenit 155 të kushtetutës, ka thënë Soraya Saenz de Santamaria, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo dispozitë e kushtetutës që nuk është përdorur asnjëherë më parë, do t'i hapte rrugë Madridit që të vendos sundim direkt mbi rajonin gjysmë autonom.
Përdorimi i kësaj dispozite mund të ndikojë në përshkallëzim të krizës politike më të rëndë që është përballur Spanja në dekada.
Katalonja ka mbajtur referendumin për pavarësi nga Spanja më 1 tetor.
Lideri katalanas, Puigdemont i hapi rrugë pavarësisë pasi 90 përqind e atyre që morën pjesë në referendum, votuan pro pavarësisë.