Së paku 12 policë janë lënduar, kur një autobus është përfshirë nga zjarri i një bombe, në një qytet në jug të Turqisë, bëjnë të ditur zyrtarët.
Kryeprokurori i qytetin Mersin, aty ku kishte ndodhur ngjarja, ka njoftuar për lëndimet dhe ka thënë se tashmë ngjarja po hetohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa oficerë policorë, ambulanca dhe zjarrfikës janë parë në vendin e ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Sulme të tilla ndaj policisë së Turqisë janë bërë dhe në të kaluarën nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët cilësohen për tri dekata si kryengritës në Turqinë jugore.
Ky grup konsiderohen si organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj.
Edhe militantët ekstremistë, Shteti Islamik, kanë kryer sulme vdekjeprurëse në të kaluarën në Turqi.