Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenca bullgare synon rrugë më të qartë për integrimin në BE të Ballkanit

Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Europian, kërkon një rrugë më të pastër anëtarësimi të Ballkanit Perëndimor, siç transmeton TCH, me shpresën se kjo do të parandalojë kthimin e paqëndrueshmërisë që goditi rëndë rajonin më të trazuar të kontinentit të vjetër dy dekada më parë.

Sofja, që në janar merr presidencën e radhës të BE-së, kërkon që blloku më i madh tregtar i globit t’i ofrojë në mënyrë të veçantë Kosovës e Serbisë udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëjnë për t’iu bashkuar radhëve të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas viteve të vështira që pasuan katastrofën e borxhit grek mbërritjen e qindra mijëra refugjatëve dhe Brexit, planet bullgare parashikojnë një kthesë të fortë të diskutimeve nga menaxhimi i krizave deri tek zgjerimi i Bashkimit Europian.

“Nuk e ndryshojmë dot agjendën e Europës në 6 muaj, por duhet të jemi në gjendje t’i paraqesim secilit vend aspirant një plan të qartë veprimi të mbështetur në arritjet e gjithsecilit dhe progresin në zgjidhjen e problemeve. Në të kundërt, ndasitë në rajon rrezikojnë të thellohen akoma më tepër”, thonë zyrtarët atje.

BE-ja nuk është në kushtet që të mendojë shtrirjen në këto moment dhe as publiku europian nuk dëshiron ta dëgjojë një gjë të tillë - tha për Bloomberg Vessela Cherneva, e Këshillit Europian për çështjet e jashtme.

Bullgarisë, sipas saj, do t’i duhet të punojë fort për të bindur vendet skeptike të cilat përfshijnë Holandën, Danimarkën, Gjermaninë dhe Francën që të ulen e të dëgjojnë problemet e Ballkanit perëndimor.