Autoritetet e mbrojtjes civile të Portugalisë thanë se së paku 27 vetë kanë humbur jetën, në valën e zjarreve që janë përhapur në pjesën veriore dhe qendrore të këtij vendi.
Patricia Gaspar, zëdhënëse e Agjencisë për mbrojtjen civile të Portugalisë, tha sot se konsiderohet se një numër i banorëve është i zhdukur. Por, nuk ka ndonjë numër të konfirmuar të këtyre të zhdukurve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësja Gaspar tha se zjarrfikësit ende po përpiqen t’i fikin 145 zjarre, ndërsa 32 prej tyre janë tejet të rrezikshme.
Gjatë ditës së djeshme shërbimet e emergjencës i kanë regjistruar më se 500 zjarre, të shkaktuara nga thatësia e gjatë dhe temperaturat më të larta se 30 gradë Celsius.
Gjatë këtij viti, Portugalia është goditur nga zjarret e mëdha, përfshirë një në muajin qershor, nga i cili kanë humbur jetën së paku 64 vetë.