Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë çelës i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe çelës për të ardhme tjetër, më të mirë, të qytetarëve të dy vendeve.
Pas takimit të sotëm në Beograd me anëtarin e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Dragan Çoviq, Vuçiq tha se kanë biseduar edhe për organizimin e një takimi ndërmjet Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë, raporton agjencia Beta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Konsiderojmë se kjo mbledhje do të sillte disa zgjidhje të rëndësishme dhe konkrete dhe se do të kishte rëndësi të madhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiq, duke theksuar se Serbia është e gatshme që në një takim të tillë të marrë pjesë në nivelin e presidentëve apo të kryeministrave.
Vuçiq, ka njoftuar se në takimin me Çoviq është diskutuar edhe për përcaktimin e kufirit ndërmjet dy vendeve, duke përkujtuar se deri tash janë harmonizuar 373 kilometra të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.