Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tillerson: Duam zgjidhje diplomatike me Korenë e Veriut

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, këmbëngul se Presidenti Donald Trump dëshiron të zgjidhë konfrontimin me Korenë e Veriut nëpërmjet diplomacisë. “Përpjekjet për tu marrë vesh do të vazhdojnë derisa të bjerë bomba e parë” – deklaroi Tillerson për CNN.

Sipas kryediplomatit amerikan, sanksionet dhe diplomacia kanë rezultuar në një unitet të papreçedent ndërkombëtar kundër programit bërthamor të Koresë së veriut. Muajin e kaluar, Trump i tha Tillerson të mos humbte kohë duke kërkuar bisedime me Kim Jong-un.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komentet e Tillersonit vijnë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjen e tyre të fundit ushtarake të përbashkët në ujërat që rrethojnë gadishullin Korean, duke përfshirë avionët luftarakë, shkatërruesit dhe transportuesit e avionëve. Stërvitjet vazhdimisht zemërojnë Veriun, dhe Pheniani ka denoncuar në të kaluarën si një “provë për luftë”.