Një zëdhënës i talebanëve ka hedhur poshtë akuzat e kanadezit Joshua Boyle, se fëmija i tij ishte vrarë dhe bashkëshortja ishte dhunuar, gjatë pesë viteve të mbajtur peng nga grupi Haqqani.
Zabihuallah Mujahid, në një deklaratë i ka quajtur akuzat kundër talebanëve “të pavërteta dhe propaganduese” dhe “të pabaza”, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Askush nuk e ka vrarë qëllimisht fëmijën e këtij qifti dhe askush nuk i ka dhunuar ata”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, bashkëshortja e tij kishte abortuar dhe se Boyle asnjëherë nuk ishte ndarë nga gruaja e tij.
Mujahid shtoi se Boyle, tani ishte në duar “të armiqve” dhe se ai ishte i detyruar të thoshte gjithçka.