Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 85 numri i të vdekurve nga sulmi në Mogadishu

Numri total i viktimave nga sulmi me bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, është rritur në 85, duke e bërë këtë një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vend që kur militantët islamikë nisën kryengritjen më 2007, raporton Reuters.

Policia ka thënë se një kamion bombë shpërtheu të shtunën jashtë një hoteli në rrugën K5 ku gjenden zyra qeveritare, restorante e kioske, duke rrënuar ndërtesa e duke u vënë flakën shumë veturave, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy orë më vonë, një shpërthim ndodhi edhe në rajonin e Medinës.

Grupi ekstremist nga Somalia, al-Shabat se fundmi kanë ndërmarrë disa sulme në Somalinë jugore dhe qendrore, ndërsa për sulmin e fundit askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë.