Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Plot 5.011 vëzhgues do të monitorojnë sot zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do t’i ndjekin plot 5.011 vëzhgues vendorë dhe të huaj, si dhe gjashtë gazetarë të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja.

Prej tyre me numër më të madh vendor ka MOST-i me 2.843 pastaj Shoqata e qytetarëve ZIHA “Sinergia” 1.829, Civil 191, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër – Shkup 125, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues, raporton Alsat-m.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurse, nga të huajt numër më të madh vëzhguesish ka Misioni i OSBE/ODHIR 198, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 33, Delegacioni i BE-së 23, Qendra ndërkombëtare studentore për zgjedhje (IESC) 18…

Vëzhgues ka akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe Ambasada e Federatës Ruse, Shqipëria, Austria, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Hungaria, Mbretëria e Holandës, Italia dhe Sllovakia në Maqedoni.

Në KSHZ janë akredituar edhe 294 përkthyes.