Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiq e pranon se Serbia është pjesë e problemit të paqes rajonale

Paqja është një domosdoshmëri për zhvillimin dhe një Ballkan i paqëndrueshëm dhe një rajon teknologjikisht dhe ekonomikisht i pazhvilluar, i ndikuar nga stereotipe të ndryshme, nuk mund të jetë një zgjidhje, tha dje presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë Forumit të Sigurisë, në Beograd.

Ai u shpreh më pak optimist lidhur me këtë çështje se vitin e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Por, nuk ka asnjë dyshim që Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen rajonale”, tha Vuçiq, transmeton ATSH.

“Unë nuk kam turp ta pranoj që ne jemi pjesë e këtij problemi. Shpesh, ne nuk kemi reaguar në mënyrën e duhur, duke i nënvlerësuar vështirësitë, duke reaguar më shumë nga sa duhet, por në të njëjtën kohë, ne kemi probleme që e kanë zanafillën nga Evropa dhe bota”, tha ai.

“Ne kemi arritur të bëjmë diçka në drejtim të stabilitetit, sidomos kur marrëdhëniet Beograd-Prishtinë ishin shqetësuese, ne nuk patëm të vdekur, por kjo nuk është e mjaftueshme”, shtoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.