Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, në një postim në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar si një arritje historike për Bullgarinë faktin që Shqipëria njohu minoritetin bullgar në vend.
“Pas 104 vitesh Shqipëria e njohu bashkësinë etnike bullgare”, shkruan kryeministri Borissov, sipas të cilit kjo njohje është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme që diplomacia bullgare ka bërë në mbrojtje të të drejtave të bullgarëve jashtë kufijve të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, kryeministri bullgar në postimin e tij i dedikon një falënderim mikut të tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili sipas Borisov mbajti premtimin që të mos shkeleshin interesat e komunitetit bullgar në Shqipëri, raporton Tch.
Njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri u bë pas një kërkese zyrtare të qeverisë bullgare, e cila nuk ishte dakord me variantin fillestar të ligjit për minoritetet.
Ndërkohë, kundërshti të forta për njohjen e minoritet bullgar ka patur nga minoriteti maqedonas në Shqipëri, i cili pretendon se njohja e atij bullgar cenon të drejtat e pakicës maqedonase.
Ligji për njohjen dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri tonë kaloi mbrëmjen e së premtes në Parlament, me 102 vota pro.