Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stoltenberg: Ndërhyrja ushtarake në Korenë V. do të kishte pasoja shkatërruese

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndërhyrja ushtarake kundër Koresë së Veriut do të kishte “pasoja shkatërruese".

Stoltenberg i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë AFP, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se përpjekjet diplomatike me Phenjanin kanë dështuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stoltenberg, i cili do të vizitojë Korenë e Jugut dhe Japoninë në javët e ardhshme, tha se Uashingtoni ka të drejtë ta mbrojë veten dhe aleatët, por bëri thirrje për përpjekje më të mëdha diplomatike.

“Përdorimi i forcës ushtarake do të kishte pasoja shkatërruese. Mendoj se askush nuk e do këtë, andaj na duhet të insistojmë në një zgjidhje të negociuar”, tha Stoltenberg.

Koreja e Veriut, muajin e kaluar, ka testuar një bombë hidrogjeni dhe një raketë me rreze të gjatë veprimi. Ajo ka kërcënuar SHBA-në me sulme.