Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes së licencave për televizionin NBC News dhe disa të tjera, pas raportimeve të tyre negative.
NBC, shtëpinë mediale e cila e bëri të famshëm akoma më shumë me emisionin e tij Praktikantët, Trumpi e mori për thumb, pasi gazetarët raportuan se ai deshi të rrisë 10 herë më shumë arsenalin bërthamor amerikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë lajm Trumpi natyrisht e quajti të rrejshëm dhe trillim. NBC po ashtu zemëroi Shtëpinë e Bardhë javën e shkuar kur raportoi se sekretari i shtetit e kishte quajtur presidentin, idiot.
Kjo detyroi presidentin që në Twitter të shkruajë se me të gjitha këto lajme të rrejshme që dalin nga NBC, duhet diskutuar licenca e tij. Raportin për rritjen e arsenalit bërthamor të SHBA-së Trump e komentoi se vetëm është angazhuar për ruajtjen e arsenalit në gjendje të përkryer.