Botë

5 ditë afat Puigdemont-it për të deklaruar nëse ka shpallur pavarësinë e Katalonjës

Qeveria spanjolle i ka kërkuar udhëheqësit katalonas, Carles Puigdemont që brenda pesë ditëve të deklarojë nëse Katalonja e ka shpallur pavarësinë, njofton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.

Po ashtu Qeveria spanjolle ka njoftuar se, nëse Puigdemont konfirmon se e ka shpallur pavarësinë, ai do të ketë tre ditë kohë për të korrigjuar vendimin