Gazeta e përditshme amerikane, “Wall Street Journal” ka denoncuar dënimin me burg të një prej gazetareve të saj, nga një gjykatë turke lidhur me botimin e një artikulli të vitit 2015 mbi konfliktin e armatosur në juglindje të Turqisë.
“Kjo ështe një akuzë e pabazuar dhe një dënim penal i padrejtë”, tha kryeredaktori i WSJ-së, Gerard Baker.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetarja finlandezo-turke, Ayla Albayrak, , ka në plan të apelojë dënimin me burg prej dy vjetësh dhe një muaj, të dhënë nga gjykata ditën e djeshme.
Aktualisht, ajo ndodhet në Nju Jork.
Raporti i publikuar ne gazetën e përditshme amerikane, WSJ, i cili u përqendrua në konfliktin e armatosur midis forcave turke dhe militantëve kurdë të mbështetur nga partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), u konsiderua si propagandë për një organizatë terroriste.
Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve u bëri thirrje autoriteteve turke të mos kundërshtojnë ankesën dhe të heqin të gjitha akuzat kundër Albayrak.