Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.
“Unë e kam kuptuar si një mashtrim, sinqerisht, edhe një herë, farsat që ata po thurin për të shprehur një gjë dhe më pas ndryshojnë gjithçka”, deklaroi Alfonso Dastis për radion franceze Europe 1 një ditë pas një fjalimi të shumë pritur të liderit separatist, Carles Puigdemont në Parlamentin rajonal në Barcelonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai u shpreh se ata po ndërmarrin të drejtën e tyre për pavarësi pas rezultatit të pretenduar të referendumit të 1 tetorit, ku më pas ai i kërkoi Parlamentit për të pezulluar efektet e kësaj deklarate”, theksoi ai, duke e gjykuar tronditëse këtë mënyrë për të trajtuar asamblenë.
“Unë besoj se ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë gjithnjë, duke ecur drejt një rruge që të çon në situata që nuk duam të shohim për Katalonjën në aspektin ekonomik dhe social”, vijoi ministri spanjoll i Punëve të Jashtme.