Numri i personave të vdekur si pasojë e një seri zjarresh që kanë prekur veriun e Kalifornisë, është rritur në 17 , njoftuan dje autoritetet, duke shtuar se shumë persona të tjerë kanë mbetur ende të pagjetur.
Më shumë se 100 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së zjarrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i departamentit të zjarrëfikësve në Kaliforni, Ken Pimlott tha sot se në rajonin e njohur për prodhimin e verës, janë 15 zjarre aktive dhe janë shkatërruar më shumë se 2 000 ndërtesa, transmeton Syri.
Autoritetet kanë marrë masa për ndalimin e qarkullimit në qytetin e Santa Rosa, si një nga zonat më të prekura nga zjarret, për të parandaluar grabitjet.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se qeveria federale do të jetë pranë qytetarëve të Kalifornisë.
“Ata po kalojnë shumë vështirësi”, tha ai dje në mbrëmje, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë .
Ditën e sotme janë parashikuar erëra të forta, të cilat mund të aktivizojnë zjarret.
