Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për çështjet e shëndetit mendor dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mijëra njerëz me probleme mendore në gjithë botën janë të privuar nga të drejtat e tyre njerëzore, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa njerëz që fatkeqësisht përjetojnë abuzim dhe/ose dhunë, të cilat rrisin stresin dhe mundësinë e zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor. E gjithë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme lidhur me nevojën e sigurimit të mbështetjes së duhur, kur njerëzit përjetojnë stresin për shkak të ngjarjeve traumatike, si në nivel global ashtu edhe në atë individual.
Parimi i ndihmës së parë psikologjike është se, dikush apo të gjithë mund të ndërhyjnë për të ndihmuar dikë dhe të shohin nëse ka nevojë për ndihmë profesionale. Të gjithë, në një moment të caktuar, mund të kenë nevojë për të rifituar besimin te vetja dhe te të tjerët.