“Mbrojtësi i Srebrenicës”, Naser Oriq u shpall sot i pafajshëm nga gjykata e Sarajevës me akuzat për krime lufte kundër serbëve ndërsa mbronte enklavën myslimane gjatë luftës së 1992-95.
Tashmë në moshën 50 vjeçe, ai dëgjoi gjyqtarin Shaban Maksumiq duke e deklaruar të pafajshëm për vrasjen e tre të burgosurve serbë në rrethinat e Srebenicës. Pafajësia u dha gjithashtu për Sabahudin Muhiq, 49 vjeç, vëllai i tij i armëve gjatë konfliktit ndëretnik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy verdikt ishte i shumë pritur për arsye kontradiktore nga boshnjakët myslimanë si nga ana e serbëve.
Për të parët, Oriq është “heroi” i mbrojtjes së enklavës së Bosnjës Lindore, që bëri rezistencë bllokadës së vendosur nga ana e forcave serbe deri në rrëzimin e saj në korrikun e 1995.