Ambasada e Republikës së Turqisë në Uashington deklaroi se në të gjitha misionet diplomatike turke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë pezulluar të gjitha procedurat lidhur me lëshimin e vizave për shtetasit amerikanë.
“Ngjarjet e fundit e detyruan Qeverinë e Turqisë të rishikojë edhe njëherë angazhimin e qeverisë së ShBA-ve për garantimin e sigurisë së objekteve dhe stafit të misioneve diplomatike turke. Gjatë procesit në fjalë vlerësues, procedurat për lëshimin e vizave për qytetarët amerikanë në të gjitha misionet tona në ShBA janë ndërprerë duke filluar që nga ky moment, me qëllim reduktimin e numrit të vizitorëve në ambasadën tonë dhe konsullatat e përgjithshme në ShBA”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga misioni diplomatik turk në Uashington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy vendim është marrë si raprezalje ndaj deklaratës që kishte bërë më herët administrata amerikane për pezullimin e shërbimeve të vizave jo-migratore në të gjitha misionet diplomatike amerikane në Turqi.