Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka dhënë motrës së tij më shumë pushtet duke e promovuar atë në trupin më të lartë vendimmarrës të vendit.
Kim Yo-jong, vajza më e vogël e udhëheqësit të ndjerë Kim Jong-il, do të zëvendësojë hallën e saj si anëtare e Partisë së Punëtorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZonja Kim, 30 vjeç, u referua si zyrtare e lartë e partisë tre vjet më parë.
Familja Kim ka qeverisur me Korenë e Veriut që pas krijimit të shtetit pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1948.
Zonja Kim, e cila shpesh është shfaqur së bashku me vëllanë e saj në publik dhe mendohet se ka qenë përgjegjëse për imazhin e tij publik, tashmë kishte ndikim si zëvendës-drejtore e departamentit të propagandës.
Ajo është në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të lidhjeve të dyshuara me abuzimet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, transmeton KosovaPress.
Promovimi i saj u bë i ditur nga Kim Jong-un në një takim partiak të shtunën si pjesë e një riorganizimi që përfshin dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë.