Një Gjykatë në Francë ka dënuar nënën e pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS me 10 vjet burg.
Christine Riviere (51) është dënuar me 10 vjet burg pasi është vërtetuar se tre herë ka vizituar të birin në Siri, i cili ka luftuar atje në radhët e organizatës terroriste ISIS, shkruan aa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRiviere para gjykatës tha se ka vizituar të birin në Siri meqë frikësohej se nuk do të kthehet në shtëpi.
Është dënuar për veprat penale anëtarësim në organizatë terroriste, përhapjen e propagandës terroriste përmes internetit, etj.
Pritet që për një kohë të shkurtër para gjykatës të dalë edhe biri i saj, i cili po ashtu gjendet në paraburgim në këtë vend.
Në Francë më parë u dënua një nënë e cila i dërgonte të birit të holla, i cili ishte në organizatën terroriste ISIS, ndërsa ajo u dënua me dy vjet burg.